MEGARON INXHINIERING
MEGARON ENGINEERING ËSHTË ZYRË ARKITEKTUROR, E THEMELUAR NË VITIN 1992 NGA ARKITEKTËT BUJAR MUÇA DHE PREDRAG ANDONOV.
Veprimtaria kryesore e kompanisë është projektimi dhe përpunimi i dokumentacionit teknik për ndërtimin e objekteve në të gjitha fazat dhe kryerja e mbikëqyrjes profesionale mbi ndërtimin e objekteve.
Gjatë ekzistencës 30-vjeçare, ne arritëm të formojmë një portofol unik me objekte të spektrit dhe fushave të ndryshme me procesin tonë krijues. Në bashkëpunim me arkitektët tanë si dhe bashkëpunëtorë dhe inxhinierë të jashtëm kreativë, kemi krijuar objekte publike dhe private në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, projekteve infrastrukturore, objekteve industriale, objekteve të institucioneve publike, ndërtesave administrativo-afariste dhe banesore, objekte sportive, dizajnim të hapësirave publike, vizione dhe plane arkitektoniko-urbane, skenografi për filma dhe seriale televizive për fëmijë etj.
Procesi dinamik krijues në MEGARON bazohet në punën ekipore dhe bashkëpunimin reciprok. Ne jemi vazhdimisht të hapur për bashkëpunim me individë të rinj dhe krеativë për të vazhduar shprehjen tonë arkitekturore në projektimin e objekteve nga të gjitha fushat.
FAKTE INTERESANTE
NË 30 VITET E FUNDIT KANË PUNË / BASHKËPUNIM NË KOMPANI MË SHUMË SE 50 INXHINIERË NGA FUSHA TË NDRYSHME.
ÇFARË THONË PËR NE
MEGARON ENGINEERING - shembull i profesionalizmit në krijimin e tij dhe një shembull i bashkëpunimit profesional me autorë - projektues të krijimit (veprës) kryesore të rëndësishme, gjatë rikonstruksioneve dhe rinovimeve. Përvoja personale gjatë rikonstruimit dhe rinovimit të ish-Teatrit të Kombësive (i projektuar dhe i ndërtuar 1970 - 1974), i cili sot është Teatri Shqiptar (i rinovuar 2014 - 2020), ndërsa më 10.7.2021 u hap zyrtarisht. Isha e ftuar dhe mora pjesë në një ceremoni në objektin e rinovuar, i ndërtuar me arkitekturë ndërkombëtare gjysmë shekulli më parë, e cila do të mbetet e tillë edhe më shumë falë profesionalizmit shembullor në punë të MEGARON - ENGINEERING.
Megaron është kompani profesionale, e përgjegjshme dhe e mirëorganizuar e drejtuar nga partnerë, miq, profesionistë, mikpritës, kolegë të vërtetë që respektojnë kolegët, bashkëpunëtorët dhe klientët e tyre me të cilët ndërtojnë dhe zhvillojnë marrëdhënie besimi reciprok. Ekipi i Megaron përbëhet nga njerëz të fjalës, shumë kreativë, me iniciativë, të përzemërt dhe interesant në një mënyrë të veçantë. Një numër i madh miqsh, bashkëpunëtorësh dhe klientësh të Megaron-it flasin dhe konfirmojnë përkushtimin e tyre për punën dhe zhvillimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërpersonale, të cilat ata i gëzojnë vërtet në një mënyrë pozitive, unike. Bashkëpunimi profesional dhe kolegjial gjatë viteve të kaluara, i cili ndërkohë është zhvilluar në miqësi, është diçka që e veçon Megaron-in nga konkurrenca dhe që na përmbush sinqerisht.
Çdo aktor ëndërron të këtë rastin të luaj në skenat e bukura të teatrove të mirënjohura, unë ëndërronja skena e amortizuar e teatrit tim të bëhet si ato. Kisha fatin këtë ëndërr (që nuk ishte vetëm e imja, por e dhjetëra artistëve e mijëra artfashësve) ta shti në rrjedhat institucionale si një nga projektet më kolosale për kulturën. Teatri kishte fatin që ky projekt kolosal të jetë në duart e stafit të Megaronit, vizioni i të cilëve lidhi historinë mbi 60 vjeçare të këtij institucioni me fjalën e fundit të arkitekturës dhe mundësive teknologjike. Në tërë këtë proces, Megaroni nuk e trajtoi Teatrin Shqiptar thjesht si një nga projektet e tyre, por si shtëpinë e vet - duke u investuar edhe përtej obligimeve të marra me kontratë. Ata, në veçanti Bujari e Predragu ishin më shumë se projektues. Me përuljen më të sinqertë dhe falënderimin e pafund për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme ne sot gëzojmë objektin më dinjitoz të teatrit. Duhet të jeni krenarë për atmosferën, profesionalizmin dhe kreativitetin që keni instaluar dekada me radhë në kompaninë tuaj. Duke ju dëshiruar shumë shëndet dhe punë në projekte të mëdha edhe për shumë dekada tjera, ju faleminderit përzemërsisht,
Ato janë një “histori” që pasuron përgjithmonë krijimtarinë krijuese të arkitekturës së Maqedonisë së Veriut dhe në thelb janë mishërim i modestisë puritanike deri në misticizmit. Është një “dream team” i qetë dhe i vendosur që mendon në mënyrë kreative, në mënyrë analitike dhe krijon një shumëllojshmëri përjetimesh emocionuese e perceptuese. Ata janë pikë e ndritur referimi në profesionalizëm me etikë të lartë dhe moral të jashtëzakonshëm, krijues të rendit dhe harmonisë me perfeksionizëm me stil. Bëhet fjalë për ekskluzivitetin e ndërtuar në kohë dhe hapësirë, përmes shprehjeve të ndryshme artistike dhe rrëfimeve të pazakonta, përmes besimit në estetikën e vet, të lindura nga talenti luksoz i gjithë ekipit. Thjesht, ata janë vertikali ynë.